Të pagjeturit, kusht për vazhdimin e dialogut

PUBLIKUAR

Gjurmët e luftës në Kosovë vazhdojnë të mbesin të freskëta derisa nuk mbyllet plaga e të pagjeturve, e cila për 16 vjet me radhë po instrumentalizohet nga politika.

Derisa Qeveria e Kosovës nuk është treguar e “zonja” që çështjen e 1650 personave të zhdukur ta vënë si temë bazë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, Qeveria e Serbisë po bën politikë me të pagjeturit kosovarë.

Partitë opozitare në Kosovë thonë Qeveria e Serbisë e di saktë se ku janë kosovarët e zhdukur, por vazhdimisht po mundohet ta minimizojë çështjen, deri në zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Madje, sipas tyre, kjo temë nuk dialogohet, por duhet të jetë kusht i dialogut.

Ata madje kujtojnë faktin se Serbia obligohet nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Për më tepër, subjektet politike opozitare në Kosovë përgjegjëse për moszbardhjen e fatit të të pagjeturve e bëjnë edhe Qeverinë e Kosovës pasi, sipas tyre, po iu nënshtrohet kërkesave të Qeverisë serbe.

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për “Zërin” se Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar për herë të dytë dokumentin me listën e temave që kërkon të trajtohen në dialogun e Brukselit e ku ndër temat kryesore, sipas saj, është edhe çështja e të pagjeturve… /zeri/

SHIKO MË SHUMË

41 aksidente brenda 24-orëve, mbi 1900 gjoba trafiku në vend

Gjatë 24-orëve të fundit, siguria në trafik dhe rendi publik në vend vazhdojnë të...

Një grua dërgohet për trajtim në QKUK, më pas ndërron jetë, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e...

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të shpërndara...