Guardiola: Rastet e humbura i kushtuan Bayernit

PUBLIKUAR

Pep Guardiola e ka kritikuar moskonvertimin e shanseve të Bayern Munichut si fajtor për humbjen nga Borussia Monchengladbachu.

Skuadra e Granit Xhakës ia shkaktoi humbjen e parë sezonale kampionit duke e mposhtur me rezultat 3-1.

“Zhvilluam një gjysmë të parë shumë të fuqishme dhe krijuam shumë raste. Fatkeqësisht, nuk mundëm të gjenim një golashënues”.

“Pas golave (të Monchengladbachut) e humbëm paksa formën tonë”, ka deklaruar spanjolli pas ndeshjes.

Lajmi i vetëm i mirë për këtë sfidë ishte rikthimi i Franck Ribery, i cili nuk ka luajtur për nëntë muaj dhe arriti të shënonte golin e nderit për Bayernin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...