FSK-ja çmohet lartë në Parlamentin e Iowa-s

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Në parlamentin e shtetit amerikan Iowa, është traditë që për fillim të vitit të raportojë pos krerëve politik shefi i ushtrisë që është Garda Kombëtare e Iowas.

Gjenerali, Benjamin Corell në adresimin e tij foli për një lidhje strategjike që e kanë me shtetin më të ri në Europë, Kosovën.

 

Në muajin mars një njësi elite e ushtarëve kosovar do të angazhohen në mision jashtë vendit në bashkëpunim me Gardën Kombëtare të Iowas për këtë Corell dha detaje, njofton Klan Kosova.

Viti 2021 sjellë një dinamikë të re e ngazëlluese në programin tonë të partneritet me shtetin e Kosovës. Jemi koordinuar për logjistikë dhe personel nga Forca e Sigurisë së Kosovës FSK që do të jenë krah Gardës Kombëtare të Iowas në misionet tona në Lindjen e Mesme. Kjo do të shënojnë angazhimin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë kufijve të saj”, tha ushtaraku amerikan.

Gjenerali ngriti në piedestal punën e ushtarëve e ushtareve të Kosovës të cilët që nga 14 dhjetori 2018 shërbejnë në FSK-në me mision ushtarak.

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...