Sulm ndaj personit zyrtar në Magure, lëndohe pesë zyrtarë policor

PUBLIKUAR

Dje në Magurë të Lipjanit janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan.

Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të  futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor, transmeton LipjaniNews.

Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë, thuhet në raport nga Policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti  vazhdon të hetohet.

LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...