Këtë sezon 1860 Munich po paraqitet shumë dobët, por në javët e fundit kishte marrë disa rezultate të mira dhe kundër FSV Frankfurtit kërkonte tri pikë që mund ta largonin nga fundi.
Megjithatë, FSV është më lart në renditje dhe në lojë dhe këtë e tregoi në fushë, duke fituar 1-0, me një penallti të shënuar në fundin e pjesës së parë.
Heroi i FSV-së ishte mesfushori ofensiv Besar Halimi, sepse 21-vjeçari fitoi penalltinë që vendosi fatin e ndeshjes, duke ngjitur FSV-në në mesin e tabelës dhe duke izoluar sërish Munich 1860 në fundin e saj.
Në këtë sfidë titullar përveç Halimit ishte edhe mesfushori Fanol Përdedaj, gjithashtu pjesëtar i kombëtares së Kosovës, ndërsa te 1860 nuk ishte as në stol Valdet Rama, i dëmtuar prej kohësh.
Ndërkaq, në Sandahausen u mbyll në barazim 1-1, me mbrojtësin kosovar Paçarada titullar për vendasit, si zakonisht, ashtu si mesfushori Jurgen Gjasula për miqtë.
Të dyja skuadrat vazhdojnë të jenë pranë vendit të tretë, që është objektivi sezonal tashmë. /Telegrafi/


