Ftesa e vonuar e kryeministrit!

PUBLIKUAR

Ftesa e kryeministri të Republikës, Isa Mustafa, të bërë partive opozitare për dialog, po konsiderohet e vonuar nga analistët politikë.

Ata thonë se subjektet opozitare nuk duhet ta shohin ardhjen në pushtet përmes anulimit të këtyre marrëveshjeve, njëjtë sikurse partitë në pushtete nuk duhet ta shohin mbetjen aty përmes realizimit të tyre.

Ndonëse i pari i ekzekutivit në letrën e tij për opozitën ka caktuar edhe orën kur mbahet takimi, opozita i është përgjigjur kundër, duke dyshuar në sinqeritetin e Isa Mustafës.

Ftesa e kryeministrit Mustafa për dialog, sipas analistit Artan Muhaxhiri, është tentimi i parë politik për të ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së deritashme të krizës.

Ai thotë se presioni i madh publik dhe politik që është bërë ndaj kryeministrit ka rezultuar me këtë ofertë, e cila është e vonuar dhe është dashur të bëhej që në fillim të krizës.

“Prandaj, ajo është dashur të jetë më e detajuar sa i përket formatit të dialogut dhe mënyrës së ballafaqimit të argumenteve. Sidoqoftë, aspekti pozitiv i kësaj ftese qëndron në faktin se ajo, nominalisht, ofron realizimin e një dialogu pa qenë përjashtuese ndaj asnjë opsioni eventual. Pra, nuk ka kufizime paraprake dhe potencialisht e krijon një hapësirë që opozita t’i paraqesë argumentet e saja edhe para ekspertëve ndërkombëtarë që pritet të jenë pjesë e ndërmjetësimeve”, ka thënë ai…/Zeri/

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...