Arbenita Ismajli nuk njihet në fotot e vjetra me flokë të shkurtër si djalë

PUBLIKUAR

Modelja shqiptare ka ndarë disa imazhe ku shihet me flokë të prera shkurt,

Arbenita Ismajli u bë nostalgjike dhe publikoi disa imazhe nga fëmijëria, shkruan lajmi.net.

Në ditët e sotme ajo njihet si një ndër femrat shqiptare më atraktive në showbiz, ndërsa komentohet mjaft shpesh për linjat trupore seksi.

Ndonëse në media sociale ajo paraqitet gjithmonë e rregulluar dhe të gjithë e kanë zili për paraqitjet joshëse duket se modelja nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Ajo ndan me ndjekësit në Instagram herë pas here fotografi nga fëmijëria ku shihet e vogël dhe natyrisht më e thjeshtë se tani.

Së fundmi Arbenita habiti fansat e saj me fotografinë që publikoi në Instastory ku shihet me flokë të prerë shkurt ku edhe ngjason mjaft shumë me vëllaun e saj.

Në fotografi modelja shihet e veshur me rroba me ngjyra dhe duket se ka qenë në një moshë mjaft të vogël./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...