Selena Gomez publikon këngën “De Una Vez” në gjuhën spanjolle

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez, ka zgjedhur që të eksperimentojë më projektet e saj muzikore.

Gomez gjatë ditës së sotme (e premte) ka sjellë këngën e saj në gjuhën spanjolle, e cila u prit mirë nga fansat, shkruan Rolling Stone.

Projekti i tillë është i dyti me radhë, pas atij në vitin 2020 “Un Ano Sin Lluvia” në spanjisht.

Të shoqëruar edhe me një klip, bukuroshja brune mori komente pozitive edhe për paraqitjen tërheqëse.

Theksojmë se Selena edhe më parë kishte pranuar prejardhjen e saj latine, duke shprehur se ndihet krenare.

“Unë jam tepër krenare për prejardhjen time latine,” tha ajo në një deklaratë.

Kohëve të fundit ajo ka pasur edhe duete me artistë latin, duke përmendur kështu këngën “Taki” me DJ Snake, Ozuna dhe Cardi B. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...