Kim tregoi shumë në një fotografi nga seti i fundit.
Kim Kardashian ka lënë në një anë thashethemet për jetën e saj private dhe po vazhdon punën në biznes, shkruan lajmi.net.
Ylli televiziv së fundi ka paralajmëruar aromat e reja të parfumit të saj “KKW Fragrance”, të cilat do të dalin në treg me rastin e Shën Valentinit.
Edhe këtë herë, Kim paralajmëroi vet produktet e reja, me anë të një fotosesioni, ku bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ajo.
Në një prej fotografive, pantallonat e hapur shumë rrezikuan që t’i zbulonin asaj pjesën intime.

Në kostumin që e kishte veshur, Kim tregoi edhe një herë linjat trupore, për të cilat kujdeset shumë.
Ndryshe, Kim Kardashian po kalon në një krizë në lidhjen e saj me Kanye West, ajo thuhet se është gati të divorcohet nga reperi. /Lajmi.net/


