Bebe Rexha: Paratë nuk vijnë lehtë, por shkojnë lehtë

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi u dha fansave të saj mundësinë që t’i japin sugjerime për disa këpucë dimërore.

Ajo tha se dëshiron të blejë këpucë të përshtatmë dimri ose pandofla, pyeste ndjekësit në Twitter për sugjerimet.

Një nga fansat i kishte shkruar se çfarë rëndësie ka se çfarë i blen, pasi ajo ka shumë para dhe mund të blejë cilat do.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Dhe këngëtarja shqiptare vendosi t’i përgjigjet, duke i shkruar se të harxhosh para për diçka që mund të të mos nevojitet, nuk është e zgjuar, pasi paratë nuk ditohen lehtë.

“Të harxhosh para për dreqin e saj. Nuk është një lëvizje e zgjuar. Nëse nuk i dëshironi vërtet dhe do t’i vishni/përdorni pjesën më të madhe të kohës. Paratë nuk vijnë lehtë. Por shkojnë lehtë”, ka qenë përgjigja e artistes shqiptare.

Bebe Rexha përndryshe ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të dytin në karrierë.

31-vjeçarja kishte planifikuar ta publikonte këtë album vitin që shkoi, por meqë situata u përkeqësua për shkak të pandemisë, ajo ndjeu se nuk ishte koha e duhur për të lansuar muzikë. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...