Konfiskohen armë në Gadime të Epërme

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gadime e Eperme e Komunës së Lipjanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit të tyre, i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me gjashtë fishek, një pistoletë e 15 fishek dhe dy thika.

Armët e zjarrit ishin me leje valide.

Në veturë ishin edhe dy qenë gjuetie.

Ndërsa gjatë kontrollimit të një shtëpie, është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë me 20 fishek (me leje valide) dhe 4 fishek të pushkës së gjuetisë, thuhet në raport nga 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, rastet janë cilësuar si më lartë dhe të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...