Lavdrim Muhaxheri dyshohet se ka mbetur i paralizuar në Siri

PUBLIKUAR

Terroristi kosovar i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, nuk ka hyrë as në Maqedoni dhe as në Kosovë. Madje, ai nuk ka lëvizur për asnjë moment nga streha e tij brenda Shtetit Islamik në territoret e pushtuara në Siri.

Lajmi mësohet se pranohet edhe nga shërbimet inteligjente, të cilat hedhin poshtë njoftimet e para disa ditëve, të cilat pohonin se një ndër njerëzit më të njohur të Shtetit Islamik, Muhaxheri, ka hyrë në Ballkan dhe se strehohet aktualisht në rrethinat e Tetovës në Maqedoni prej nga pritet që të hyjë ilegalisht në Shqipëri ose në Kosovë.

Lavdrim Muhaxheri, sipas njoftimeve të shërbimeve sekrete të huaja, është i paralizuar në gjendje të rënduar dhe nuk mund të lëvizë. Ndaj lajmet e fundit nuk janë të vërteta.

Nga njoftimet dhe daljet publike të vetë shqiptarëve brenda ISIS-it, shërbimet sekrete raportojnë se ka një zhvendosje të rangut të përfaqësimit, nga Muhaxheri tashmë i plagosur rëndë dhe i paralizuar, tek ish-imami i Leshnicës në Pogradec, Almir Daci. Ky i fundit besohet se ka luajtur rol kryesor në rekrutimin dhe organizimin e dhjetëra shqiptarëve, brenda radhëve të Shtetit Islamik. /TV Klan/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...