Betejë e re mes treshes dhe PDK-së

PUBLIKUAR

betej-euml-e-re-mes-treshes-dhe-pdk-s-euml_hd
Isa Mustafa dhe koalicioni LDK, AAK dhe Nisma kanë respektuar shumë shpejt masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e postit të kryetarit të Kuvendit.

Ndonëse një ditë më herët, blloku LDK, AAK dhe Nisma kishte paralajmëruar presidenten Atifete Jahjaga që të procedojë tutje me nominimin e mandatarit të qeverisë ose mund të përballet me kushtetuesen.

Dje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ky koalicion u pajtua se pezullimi është një masë standarde për raste të tilla.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë të mërkurën vendimin për masë të përkohshme, me të cilën pezullon vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014.

Me këtë vendim, obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të gjykatës, i cili është paralajmëruar se do të merret më së largu deri më 18 shtator. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të...

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...