Takimi në Aeroport s’e zbehu rëndësinë e vizitës (Video)

PUBLIKUAR

Billbordet që uronin mirëseardhjen e tij kishin mbuluar të mërkurën kryeqytetin e Kosovës, ndonëse ai nuk arriti ta shohë asnjërin prej tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kishte vendosur që takimin me liderët kosovarë ta zhvillojë në Aeroportin “Adem Jashari”, e jo në institucione. Analistët politike thonë se ardhja e sekretarit Kerry së pari në Kosovë, pastaj në Beograd, është shenjë e favorizimit që SHBA-të i bëjnë Kosovës, karshi vendeve tjera.

“Mund të jetë një zbehje e lehtë ndaj organizimit, mirëpo vizita e sekretarit Kerry ka rol të fortë dhe nuk mund të zbehet”, ka thënë për “Zërin”, Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike.

“Nuk është nënçmim për Kosovën. Takimi në Aeroport është vetëm detaj teknik, ose eventualisht për mungesën e kohës që ka pasur sekretari i SHBA-ve”, ka shtuar Korenica.

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, profesori Afrim Hoti, thotë se takimi i liderëve kosovarë në Aeroport, nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj vizite për Kosovën.

“Nuk besoj se e ka zbehur në kuptimin klasik vizitën ky fakt. Kjo vizitë ka qenë e tëra mesazh. Takimi në Aeroport barti mesazh të fortë për diplomacinë kosovare”, ka thënë Hoti duke shtuar se Kosova mori mbështetje të fuqishme. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...