Arsyetohet Benitez për gafën në Kupën e Mbretit

PUBLIKUAR

Rafa Benitez ka thënë se “nuk kanë pasur njohuri” se Denis Cheryshev ishte i suspenduar për ndeshjen ndaj Cadizit.

Real Madridi mund të përjashtohet nga Copa del Rey, për shkak se inkuadroi mesfushorin që ishte i suspenduar për atë ndeshje shkaku i tre kartonëve të verdhë të marrë edicionin e shkuar kur luante për Villarrealin.

“Nuk e kemi ditur që Cheryshev ishte i suspenduar. Por kur e kuptuam, për të treguar sportivitet, e zëvendësuam”, tha Benitez.

Ka reaguar edhe zyrtari i lartë i skuadrës madridlene, Butragueno, i cili ka thënë se nuk u ka ardhur kumtesa nga federata spanjolle se lojtari rus është i suspenduar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...