Me çizme dhe me banorët, Kryetari Imri Ahmeti në terren pas përmbytjeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim me shtabin për menaxhimin e fatkeqësive natyrore ku është diskutuar për situatën e krijuar nga vërshimet në komunën e Lipjanit si dhe ka kërkuar nga të pranishmit angazhim maksimal në tejkalimin e kësaj situate.
Kryetari Ahmeti po ashtu sot së bashku me ekipin nga Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike si dhe kompania Pastrimi kanë qenë në teren për të parë nga afër situatën e krijuar.
Ekipet gjatë gjithë ditës kanë intervenuar në menjanimin e gjendjes së krijuar pas të reshurave dhe kanë bërë evakuimin e katër familjeve. Sipas tyre situatë më e rëndë paraqitet në qytetin e Lipjanit në lagjen e Konjuhit dhe mbrapa stadiumit të qytetit si dhe në fshatrat: Banullë, Gllogovc, Konjuh, Torinë, Rubovc, Qallapek, Gllanicë dhe Dobrajë, transmeton LipjaniNews.
Duke marr për bazë ketë gjendje, ketë fatkeqësi natyrore që ka përfshirë gjithë vendin tash e sa ditë, kryetari Ahmeti ka kërkuar shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve duke shmangur rreziqet eventuale nga vërshimet, njofton Komuna.
Ai ka apeluar tek qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin e tyre në akset rrugore ku janë hasur vështirësi kalimi nga vërshimet, si dhe njëkohësisht të shmangen lëvizjet jo të domosdoshme në akset rrugore në afërsi të zonave malore për të parandaluar rreziqet eventuale.

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...