Mario Balotelli është kthyer në stërvitje me Milanin dhe këtë e ka konfirmuar përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Sulmuesi i huazuar nga Liverpooli nuk luan qe një kohë të gjatë dhe është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike, mirëpo duket se është në një fazë të mirë të riaftësimit.
.jpg)
“Më në fund”, ka shkruar SuperMario në Instagram, ku ka publikuar edhe fotografi duke vrapuar në stërvitje.
Akoma nuk është e qartë se kur do të jetë i gatshëm 25-vjeçari që të luajë për Rossonerët.
Pritet që ai t’i kthehet lojës para fundit të vitit. /Telegrafi/



