Enca Haxhia vazhdon të befasojë me ndryshimet në dukjen e saj.
Këngëtarja nga Shqipëria ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat shfaqet bionde dhe me flokë të shkurtra.

Padyshim se është fjala për paruke, mirëpo krijuesja e hitit “A po t’pëlqen” duket shumë joshëse.
Pranë njërës prej fotografive, Enca ka shkruar se askush nuk mund ta rrëzojë nga maja. /Telegrafi/




