Tre klube angleze pas Zazas

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventuist, Simone Zaza, vazhdon të kërkohet nga shumë klube angleze për afatin kalimtar të janarit.

Italiani nuk po arrin të gjejë vend në formacionin startues të Masssimiliano Allegrit dhe kështu shumë klubet kanë filluar të shfaqin interes për atë.

Sipas Daily Star, West Hami, Stoke City dhe Watfordi janë të gatshëm që të paguajnë shumën e nevojshme për ish-sulmuesin e Sassuolos gjatë janarit.

Por, duke parë se kampionët italian vazhdojnë të luftojnë në të gjitha garat, nuk do të pranojnë asnjë ofertë për Zazan, pasi në rast të ndonje lëndimit do të kenë shumë nevojë për atë.

24-vjeçari këtë sezon për Zonjën e Vjetër ka shënuar tre gola në tetë paraqitje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...