Abdixhiku: Përa ata që kanë vesh, mesazhet e Kerry-t ishin të qarta

PUBLIKUAR

Analisti politik, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mesazhi i sekretarit amerikan John Kerry, ishte mjaftë i qartë për ata që kanë vesh ta kuptojnë këtë.

Abdixhiku ka thënë se Kerry kishte mesazhe të qarta si për pozitën ashtu edhe për opozitën.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Për ata që kanë vesh, e që ja dojnë njëmend të mirën Republikës, mesazhet e shtetit më rëndësishëm dhe përkrahësit tonë më fundamental ishin të qarta.

– Për opozitën: Dhuna, gazi e rrahagjokit nuk kanë vend në Parlament. Dialog; në vend të kërcënimit nëse mendohet të arrihet diçka.

– Për pozitën: Korrupsioni e krimi politik të hetohet deri në nivelet më të larta; kushdo qofshin ata. Asnjë proces integrues i vendit s’guxon të mbetet peng i tyre.

Natyrisht se këndej ka aventuristë e revolucionarë mjaftueshëm për ta provuar e testuar edhe rreshtimin kundër SHBA-ve; ka pasur gjithnjë. Siç dhe ka pushtetarë që për të shpëtuar veten nga gjykimi – special apo ekonomik pak ka rëndësi – janë në gjendje të sakrifikojnë gjithçka. Por, më shumë për fat se për meritë, pranë veti kemi një aleancë që duhet shfrytëzuar si sytë e ballit. Kosovarët nuk kanë luks as të durojnë kapësit e sotshëm e as t’i mbështesin zhbërësit e nesërm. Për të dyjat, natyrisht, duhet mend e punë shumë – punët e shtëpisë nuk na i bën askush; këdo paçim në krah” (sic), ka shkruar Abdixhiku.

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...