Policia konfiskon drogë me thasë

PUBLIKUAR

Me datën 1 dhjetor 2015, rreth orës 22.40, në një fshat të Gjakovës që shtrihet në brezin kufitar, zyrtarët policorë të caktuar me detyrë në monitorimin e kamerave të kufirit, në vijën e gjelbër kanë vërejtur një person i cili dyshohej se kontrabandonte mallra të ndryshme të vendosura në thasë.

Patrulla kufitare menjëherë ka koordinuar veprimet në terren për të parandaluar kontrabandimin dhe njëherit për të arrestuar dhe konfiskuar mallrat e dyshuara si të kontrabanduara.

Oficerët policorë gjatë veprimeve hetimore dhe kontrollit të ushtruar në teren kanë gjetur dhe konfiskuar dy thasë me ngjyrë të zezë të fshehur në një shkurre, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim të Policisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale, njësia e krimteknikës nga DRP-Gjakovë si dhe njësia e antidrogës nga DRP Gjakovë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme policore.

Pas hetimeve të para dyshohet se thasët ishin të mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Rasti i kompletuar u është dorëzuar njësisë së hetimeve rajonale të DRPK-së, për të vazhduar me hetime të mëtutjeshme për person/at e përfshirë në këtë rast dhe sasinë e substancës narkotike.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...