Valdet Rama kthehet nga lëndimi

PUBLIKUAR

Valdet Rama i është bashkuar skuadrës së tij Munich 1860 në përgatitjet për takimin e radhës në kampionat në fushën e FSV Frankfurtit.

Mesfushori i Kombëtares ka marrë ngarkesën e plotë dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën e javës së 17 të Bundesligës 2.

Kthimi i Valdet Ramës konfirmohet nga klubi bavarez dhe është një plus për Munich 1860, që po përpiqet t’i shpëtojë rënies një kategori më poshtë.

28-vjeçari mungon muajit shtator pak javë për shkak të një dëmtimi të rëndë muskulor, pasi kishte nisur sezoni i ri.

Valdet Rama duhet të përmirësojë formën fizike, që të jetë gati për finalet e Euro 2016, nëse do të përzgjidhet nga trajneri Giani De Biasi, që të jetë në grupin e 23 lojtarëve të Kombëtares. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...