Ja çka iu gjet të arrestuarit nën dyshime për terrorizëm

PUBLIKUAR

Luna Keka nga drejtoria e anti-terrorizimit në Policinë e Kosovës ka thënë se të arrestuarit, i cili dyshohet për vepra kriminale në sulme terroriste, i janë gjetur armë dhe mjetet të dyshimta, njofton Klan Kosova.

Arrestimi ka ardhur pas aksionit “Van Damme”, në fshatin Rezhancë të Hanit të Elezit në një operacion që drejtohet nga drejtoria kundër terrorizmit pas hetimeve disa mujore, nën udhëheqjen e Prokurorisë speciale në bashkëpunim me prokurorinë e Italisë.

Ky rast është njëri ndër rastet e para që do të hetohet me anë të ligjit të ri për ndalimin e bashkimit në konflikt të jashtëm.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka udhëtuar jashtë territorit të Kosovës, por ende nuk dihet nëse në udhëtimin e tij ai vizitoi Sirinë apo Irakun.

Të arrestuarit i është gjetur një revole dhe disa pajisje elektronike që lidhen me rastin, ndjesa atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Ky aksion po cilësohet si shembull i bashkëpunimit ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...