Nicole Scherzinger dhe Thom Evans festuan në një plazh ekzotik

PUBLIKUAR

Nicole e priti Vitin e Ri bashkë me të dashurin në plazh.

Nicole Scherzinger ka ndarë fotografi nga festa e Vitit të Ri dhe dukej mahnitëse pranë të dashurit të saj, Thom Evans, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Ylli i “Pussycat Dolls”, postoi disa fotografi në Instagram, ku tregon figurën e shkëlqyeshme të saj, e veshur në të zeza.

Nicole, 42 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa u përqafua me Thom, 35 vjeç, teksa pritën së bashku vitin 2021 në një plazh romantik.

Ajo veshi fustanin e mëndafshtë, i cili zbuloi figurën e tonifikuar, ndërsa me fundin e çarë në kofshë tregonte këmbët.

Këngëtarja mbajti aksesorët në minimum, me një zinxhir prej ari dhe vathë, ndërsa flokët e gjata i kishte lëshuar mbi supe.

Në anën tjetër, Thom kishte veshur një këmishë blu të zbvrthyer dhe një bluzë të bardhë.

Muajin e kaluar, dyshja festoi njëvjetorin e lidhjes, ata e kishin zyrtarizuar lidhje në tapetin e kuq të ceremonisë “Golden Glove Awards” në janar 2020, në Kaliforni. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Bashkëshortja e banorit të “Big Brother VIP Kosova 5”, Valdetit, Valdrina, ka reaguar përmes...

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...