Visar Berisha: Vetëvendosje po ia merr votuesit LDK-së

PUBLIKUAR

Visar Berisha nga Index Kosova, duke folur për sondazhin e fundit që ka bërë kjo kompani, thotë se “nga hulumtimi ka dalë se kemi ndryshim sa i përket forcës së partive politike”.
Sipas këtij sondazhi ka dalë të jetë zvogëluar LDK, e cila tash pozicionohet si forca e tretë në vend, e vendin e saj e ka zënë Lëvizja Vetëvendosje.
“Sipas gjitha gjasave votuesit e LDK-së, potencialisht kanë mundur të shkojnë në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata që kanë qenë të dyshimtë kanë shkuar kah ky subjekt. Shihet që rënia e LDK reflektohet te rritja e VV-së”, tha ai.

Berisha ka thënë se në zvogëlimin e besimit në LDK mund të ketë ndikuar edhe koalicioni i bërë me PDK-në.

“PDK ka 33%, që është edhe rezultati i përafërt me zgjedhjet e fundit, që tregon se ajo është stabile sa i përket votuesve”, ka thënë Berisha.

AAK sipas sondazhit të Index Kosova është po ajo e njëjta, vetëm se ka një rritje të vogël, e rënie ka NISMA e Fatmir Limjat dhe AKR e Behgjet Pacollit që kanë vetëm nga 2%.

“Edhe AAK ka një bazë të qëndrueshme, ajo ka shënuar një rritje të vogël. Kurse NISMA ka një rënie.
Margjina e gabimit është 3%. Partitë e vogla margjinalizohen për shkak të mostrës së vogël, ato në sondazhe dalin më të vogla, kurse në zgjedhje rritën”, ka thënë Berisha.

E këto rezultate kanë dalë nga 1024 persona të cilët kanë qenë pjesë e këtij sondazhi, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...