Një fotografi e publikuar nga Kendall Jenner ndoshta është imazhi më seksi i Kardashianëve që është postuar ndonjëherë.
Modelja 20 vjeçare ka pozuar tërësisht e zhveshur mbi një kalë. Fotografi që është bërë bardh e zi nuk ka asnjë përshkrim, porse flet vet.

Është një imazh mbresëlënës që ndoshta mposht edhe fotografinë e Kim për Paper Magazine që në vitin 2014 ‘rrënoi’ internetin.
Nuk është befasi ky veprim i Kendall, e cila po përpiqet që me hapa të shpejtë të arrijë famën e motrës së saj nga nëna. /Telegrafi/


