Covid-19: Gllogovc, Hallaç i Vogël, Konjuh, Lipjan, Medvec dhe Smallushë

PUBLIKUAR

Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit në Lipjan janë shënuar edhe 11 raste të reja me Covid-19.
Rastet e reja me Covid-19 janë nga këto vende:
Gllogovc, Hallaç i Vogël, Konjuh, Lipjan, Medvec dhe Smallushë
Postimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (73 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast i dhunimit në Lipjan

Një person dyshohet se është dhunuar në Lipjan. “DHUNIM- Lipjan / 25.10.2025 – 17:00. Eshte...

Kanosen zyrtarët policior në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se raportohet se i dyshuari m/k ka kanosur zyrtarët policorë...

Aksident i rëndë në autosradën “Arben Xhaferi”, afër Lipjanit

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”,...