NISMA: Veprimet e pushtetit na e forcojnë bindjen se jemi në rrugë të drejtë

PUBLIKUAR

Sipas NISMA për Kosovën, regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, në mbrojtje të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, për tre muaj rresht, me mjete të aparatit represiv tentoi të shtypë Opozitën.
Sipas NISMA-s, duke e parë mosgatishmërinë e reflektimit të këtij regjimi, opozita e Bashkuar më 28.11.2015 organizoi Manifestim gjithëpopullor për të kundërshtuar këto dy marrëveshje.

“Të tmerruar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në mbështetje të kauzës së opozitës kundër dy marrëveshjeve, regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit tejkaloi çdo kufij, urdhëruan hyrjen në mënyrë brutale në selinë e një partie parlamentare, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky regjim, arreston, rrah dhe dënon deputetë. Ky regjim, sot morri vendim për të përjashtuar opozitën nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit të Kosovës. Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe do të lë pasoja të rënda në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

Më tej, thuhet se NISMA për Kosovën për asnjë çast nuk do të pranojë t’i nënshtrohet kësaj logjike të këtij regjimi.

“Kushdo që mendon se përmes këtyre masave do të detyrojë opozitën t’i nënshtrohet diktatit të saj bën gabim të rëndë. NISMA për Kosovën në të ardhmen do të angazhohet edhe më fuqishëm në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës. Masat e tilla vetëm sa na e forcojnë bindjen se jemi në rrugë të drejtë”, përfundohet në reagimin e NISMA-s. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...