KMDLNj vizitoi deputetin e arrestuar Fisnik Ismaili – ja çfarë u ka thënë ai!

PUBLIKUAR

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, me 30 nëntor ka vizituar deputetin e arrestuar të lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e KMDLNj-së:

Me datë 30 nëntor 2015 ishte paralajmëruar të mbahej seancë e Kuvendit të Kosovës, kur edhe një herë opozita kishte paralajmëruar bllokimin e saj.

Nga kontrollat e rrepta në hyrje të Kuvendit është ndaluar deputeti Fisnik Ismaili. Deputetit Ismaili gjatë kontrollit në hyrje të Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy mjete të dyshimta, me ç’rast është vendosur në një sallë të veçantë në Kuvend. Aty ka qenë i pranishëm edhe një prokuror shtetëror i cili në mungesë të formularëve i ka pohuar z. Ismaili që do e dërgojnë në stacion policor.

Z. Ismaili pohoi se ai nuk kishte rezistuar dhe i rrethuar nga 5 pjesëtarë të Njësisë Speciale është dërguar në stacionin policor, Qendra. Ai pohoi se edhe gjatë transportimit ( në mjetin transportues) ka qenë i pranishëm edhe prokurori në fjalë. Me tu dërguar në stacionin policor, z. Ismaili kishte refuzuar të deklarohej.

Ai i pohoi KMDLNj –së se është njoftuar me të drejtat që i takojnë. Po ashtu ai u shpreh i kënaqur me sjelljen e stafit të Qendrës së Mbajtjes.(sic) /Telegrafi/
 

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...