Rexhep Selimi, Qeverisë: Pushka top ju bëftë!

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në Facebook thotë se ajo çfarë bëri dje Qeveria kundër opozitës nuk ishte “operacion luftarak i armatosur kundër opozitës”. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Kunder kujt i ka drejtuar armët Qeveria?!

Ajo çfarë bëri Qeveria kundër opozitës nuk ishte veq nje bastisje. Ishte operacion luftarak i armatosur kunder opozitës.

Ne e kishim thënë edhe më heret për manifestimin e 28 Nëntorit, ne kemi festë – qeveria ka panik.

Por çfarë bëri Qeveria në panikun e saj? Ktheu armët kunder opozitës.

Nuk ka deshmi tjeter më te kjartë se Qeveria Thaçi-Mustafa është një regjim qyqar i cili është në panik.

Pra, regjimi i ka kthyer tytat në drejtimin e gabuar. Sepse do të vazhdojmë ta kundershtojmë Serbinë dhe cilindo që merr anën e saj. Ne do të vazhdojmë ta kundershtojmë Zajednicën dhe cilindo që e mbron atë. Thaçi e Mustafa le t’i mbrojnë ato, pra. Kurse ne do të vazhdojmë t’i kundershtojmë edhe me më vemdosshmëri. E për ta bërë një gjë të till ne nuk kemi frikë!

‘Pushka top ju baftë’, thot një fjalë e popullit.

Kur jemi ne rrugën e drejtë ne bëjmë vetëm një gjë, ecim përpara!” (sic.), ka shkruar Selimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...