Një tjetër hap fals nga Arsenali (Video)

PUBLIKUAR

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim (1-1) kundër Norwich Cityt.
Pas humbjes kundër West Bromit, Topçinjtë nuk arritën të përgjigjen me fitore Manchester Cityt në rrugëtimin drejt titullit.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, i pari erdhi nga Mesut Ozil në minutën e 30-të, pasi një asistimi të bukur nga Alexis Sanchez.

Kurse goli i barazimit nga vendasit erdhi me anë të Lewis Grabban në minutën e 43-të dhe kështu përfundoi dhe pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë Arsenali ishte skuadra që kontrollonte lojën me mbajtën e topit, por rastet konkrete munguan nga të dy anët dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Me këtë barazim Arsenali mban pozitën e katër me 27 pikë, kurse ndeshja e ardhshme e londinezëve do të jetë kundër Sunderlandit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...