Lipjani kalon në zonën e verdhë me rrezikshmëri nga Covid-19

PUBLIKUAR

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar rangimin e komunave përkatëse në Kosovë sipas zonave.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, në zonën e kuqe (mbi 150 raste të COVID-19 brenda 7 ditësh), këtë javë janë 8 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani  dhe Zubin Potoku.

Në zonën e verdhë (prej 76-150 raste të regjistruara të COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh) janë 11  komuna: Kamenica, Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër (deri në 75 raste të regjistruara të COVID-19 brenda 7 ditësh në 100. 000 banorë) janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...