Aktorja amerikane, Rebecca Luker ndërron jetë në moshën 59 vjeçare

PUBLIKUAR

Ylli i “Broadway”, Rebecca Luker, ka vdekur në moshën 59 vjeçare.

Agjentja e saj, Sarah Foster, konfirmoi lajmin për Neë York Times.

E nominuara tre herë për ‘Tony’ njoftoi në shkurt se po luftonte me sëmundjen e Lou Gehrig (skleroza amiotrofike laterale).

Foto: Vulture

Në këtë kohë është e paqartë nëse sëmundja rezultoi në vdekjen e saj.

Aktorja bëri debutimin në “Broadëay” në fund të viteve 1980 në “The Phantom of the Oper” duke punuar në rolin kryesor si Christine.

Ajo gjithashtu luajti si Maria në “The Sound of Music”, Marian në “The Music Man” dhe Winifred Banks në “Mary Poppins”, secila prej të cilave fitoi nominimet e saj për Tony përkatësisht në 1995, 2000 dhe 2007.

Luker gjithashtu u shfaq në një pjesë të emisioneve televizive të profilit të lartë duke përfshirë disa episode të “Boardëalk Empire”, “Laë & Order: Special Victim’s Unit” dhe “NCIS: New Orleans”.

Foto: Deadline

E njëjta lindi në Alabama më 17 prill 1961 dhe vdiq në 2020. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...