Nantes nderon Canën

PUBLIKUAR

Lorik Cana ka zhvilluar ndeshjen e 200­të në Ligue 1 në Francë, teksa ata ai i ka zhvilluar duke mbajtur veshur fanellën e PSG, Marseille, ndërsa këtë shifër jubile ai e arriti me Nantën.

Shifrën e 200 ndeshjeve Cana e arriti javën e shkuar kundër Monakos, ndërsa klubi i tij aktual ka menduar ta nderojë kapitenin e kombëtares shqiptare këtë javë pasi ndeshja e shkuar u luajt jashtë fushe.

Para sfidës së të shtunës në shtëpi ndaj Bastias, drejtuesit e klubit të Nantës e kanë uruar atë si dhe i kanë dhuruar një bluzë me numrin 200 dhe emrin e Canës mbi të. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...