Policia tregon Çfarë gjeti në selinë e “Vetëvendosjes”

PUBLIKUAR

Në informacionin që përfshin zhvillimet deri në orën 22 e 30 minuta, policia njofton për të lënduarit, të ndaluarit dhe mjetet e gjetura në selinë e LVV-së.

Sipas policisë gjatë ndërhyrjes në selinë e “Vetëvendosjes” janë lënduar dhjetë persona nga ata që pengonin hyrjen në këtë seli dhe dy policë.

Policia në informacion njofton edhe për të dërguarit nëpër stacione policore.

“Deri më tani numri i personave të shoqëruar në stacione policore ka arritur në (97) persona, prej tyre (11) janë ndaluar për 48 orë me dyshimet për përfshirje në vepra penale, (53) janë dërguar në procedurë të shpejtë për përfshirje në raste të kundërvajtjes, (26) janë liruar në procedurë të rregullt, si dhe (7) të mitur janë liruar,” thuhet në informacionin e policisë.

Sipas informacionit, Policia në selinë e “Vetëvendosjes konfiskoi “2 copë gaz-maska ushtarake, 1 sprej  (OC) të vogël, 2 shufra metalike, 2 mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika, 4 qese me pluhur të dyshimtë, 2 qese me sfera xhami, 1 një gaz lotsjellës, 3 radiolidhje mototrolla, 1 shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome – 26 copë, një fishekzjarr me barot, 3 boca gazi lotsjellës të zbrazëta, 1 qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës, 1 qese me sfera me ngjyrë, 1 çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë, 1 shishe plastike prej 1,5  litra me benzinë, 1 sprej i vogël OC (djegës), 1 sprej i madh OC (djegës), 2  qese me armatura të salduar (në formë Iriqi) për shpuarje të gomave të veturave, 5  shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink dhe 13 copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës”.

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...