Rreth dy muaj më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdheniet mes tyre.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhenë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.
Kaq ka mjaftuar që çdo status apo deklaratë e dyshimtë prej tyre të merret si ‘diss’ për palën tjetër.
Së fundmi, po komentohet sërish një thumb i Dafinës, e cila ka ndarë një postim në Instastory, ku flitet rreth ‘diss’-it që Eminem i ka bërë 6ix9ine.
“Eminem përgjithmonë! Kur deshtaket u bëjnë ‘diss’ idhujve të tyre!“- ka shkruar ajo krah postimit.
Nuk dihet se cili është “i/e shenjestruara”, por fansat mendojnë se lidhet me Taynën. Mirëpo, duket se kësaj here Tayna ka vendosur të ulë armët dhe me postimin e fundit në InstaStory, i ka dhenë fund luftës me Dafinën.
Reperja ka publíkuar një shprehje e cila shkruan:
“Nuk mund të konkurrosh me mua, unë dua që ti gjithashtu të fitosh.”
Epo me kë tjetër ta ketë, veç Dafinës?
Risjellim në vëmendje se zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbeshtesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja.
Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.
Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.
Dy artistet ishin ‘follow’ deri para emisionit kur Tayna ishte e ftuar në ‘Gjoni Black’, aty ku edhe performojë një ‘diss’ ku të gjithë e morem vesh se ishte për Dafinën.
Nuk e dimë se kush e ka héqur e para kë, por tashmë nuk ndíqen më.
Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkepunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkepunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.


