Statistikat me Covid-19 në Lipjan: Total raste 1327, të shëruar 889 dhe 24 të vdekur

PUBLIKUAR

Drejtoresha Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi ka treguar se jatë gjithë javës nga 218 qytetarë të testuar, 72 prej tyre rezultuan pozitiv në Covid 19, ndërkohë edhe 67 të tjerë janë shëruar.
Në Komunën e Lipjanit që nga fillimi i Pandemisë, numri total i të infektuarëve është 1327, numri i të shëruarëve 889, ndërsa numri i atyre që humbën jetën nga Covid-19 është 24!.
Më poshtë postimi i plotë nga Dr.Bytyqi:
Qytetarë të nderuar,
Këtë javë nga rezultatet e rregullta që morem nga Instituti na japin shpresë për ditë më të mira. Ishte numri më I vogël I rasteve pozitive për disa javë të tëra!
Gjatë gjithë javës nga 218 qytetarë të testuar, 72 prej tyre rezultuan pozitiv në Covid 19, ndërkohë edhe 67 të tjerë janë shëruar. Mirëpo ajo që nuk na bën të ndihemi mirë janë 3 të vdekur gjatë kësaj jave. Në emër të Drejtoratit të Shëndetësisë ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre!
Deri më sot në Komunën tonë që nga fillimi I Pandemisë, numri total I të infektuarëve është 1327, numri I të shëruarëve 889, ndërsa numri I atyre që humbën jetën nga Covid 19 është 24!
Ende kemi numër të madh të rasteve aktive dhe kjo është arsyeja pse ende jemi në zonën e kuqe!
Duke shpresuar dhe duke besuar të dalim nga kjo zonë ju lus në ndihmën tuaj:
#higjienë personale
Shërim të shpejt gjithë të infektuarëve!
Me respekt
Dr. Merita
DSHPS
Sefer Tasholli and 5 others
Like

Comment
Share

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...