Anxhelina Hadërgjonaj po merr përkrahje edhe nga emra të njohur për projektin e saj debutues në tregun ndërkombëtar.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, para pak ditësh publikoi projektin e parë për tregun e huaj me titull “Precious”, shkruan lajmi.net.
Kënga në fjalë është e zhanrit baladë, ndërsa për të ka bashkëpunuar me profesionistë të njohur të kësaj fushe.
Kënga “Precious” po pritet shumë mirë nga publiku, ndërsa nuk mungoi edhe mbështetja e shumë yjeve botërore.
Ylli televiziv, Kim Kardashian, së fundi ka shpërndarë këngën e saj, duke promovuar artisten shqiptare para miliona ndjekësve të saj.

Të njëjtën gjë e bëri aktorja me famë botërore, Shay Mitchel, e cila vetëm në Instagram numëron afro 30 milionë ndjekës.
“Anxhelina, ti je përtej”, ka shkruar ajo në postimin për këngëtaren. /Lajmi.net/



