Behrami transferohet te gjiganti italian

PUBLIKUAR

E ardhmja e mesfushorit kosovar Valon Behrami si duket është përsëri në Serie A.

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës iu ka bashkuar Watfordit në Ligën Premier, por që nuk po arrin të ambientohet në Londër dhe është duke menduar largimin.

Mediat italiane kanë raportuar se Napoli është duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të Behramit gjatë janarit me mundësi blerje në fund të vitit.

Skuadra e Sarrit është në luftë për titull dhe dëshirojnë përvojën e Behramit në mesfushë për t’iu ndihmuar rreth objektivave që kanë.

Mbetet të shihet nëse Watford do të lejoj huazimin e mitrovicasit apo do të dëshirojë shitjen komplete të tij.

Kujtojmë që Behrami ka veshur edhe më parë fanellën e Napolit për dy vite nga viti 2012 deri më 2014. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...