Abazovic merr një iniciativë serioze në Mal të Zi, formon Këshillim Kombëtar në luftën ndaj Korrupsionit

PUBLIKUAR

Me propozimin e Dritan Abazovic, Qeveria e Malit të Zi ka formuar Këshillin Kombëtar për Luftën ndaj Korrupsionit.

Zëvëndëskryeministri malazez ka thënë se synon që me këtë Këshill mos të ketë njerëz të paprekshëm në Mal të Zi, shkruan Indeksonline.

 

Madje, ky Këshill do të hetojë rastet e korrupsionit në 30 vitet e fundit.

“Nuk është qëllimi i Këshillit Kombëtar të ndërhyjë në punën e policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, por së bashku të arrijnë rezultate që janë thelbësore për vendin tonë në çdo kuptim. Ato janë veçanërisht thelbësore për rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe mbylljen e Kapitujve 23 dhe 24. Kemi edhe mbështetje ndërkombëtare për formimin e Këshillit Kombëtar. Këshilli duhet të drejtohet nga vetëm një moto, nuk ka më të paprekshëm. Qytetarët kanë të drejtë dhe se ata meritojnë të dinë të vërtetën për raste të caktuara në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë në 30 vitet e fundit. Do të hetohen të gjithë zyrtarët që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit ndër vite” ka thënë Abazoviq./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...