Janë në vlugun e punës. Aktivistët e vetëvendosjes po bëhen gati për manifestimin që opozita e ka paralajmëruar për 28 nëntor.
Puna e tyre ka filluar të duket edhe në qendër të Prishtinës.
Për panon në shesh, shprehu interesim edhe drejtori i Infrastrukturës, në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi. E një pjesëtar tjetër i opozitës, po thotë se me 28 Nëntor do t’i dërgojnë porosi edhe miqve edhe armiqve të Kosovës.
Fitim Selimi i AAK-së po pretendon se qëndrimet e tyre po përkrahen në mënyrë masive, raporton Klan Kosova.


