Donika Kadaj-Bujupi me një mesazh nga burgu i Lipjanit, për 28 Nëntorin!

PUBLIKUAR

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi vjen edhe me një mesazh para Festës së Flamurit, ditë kur partitë opozitare kanë paralajmëruar një protestë të përgjithshme.

Kadaj – Bujupi në mesazhin e saj kërkon nga qytetarët e Kosovës që të bëhen bashkë në mbrojtje të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Ky është mesazhi i plotë i deputetes Donika Kadaj Bujupi:

Privuar nga e drejta që fizikisht të jem pranë qytetarëve në misionin përfaqësueses të deputetes, pranoni të ju shkruaj në prag të festës së flamurit duke ju uruar me thirrjen që në këtë ditë të kombit të bëheni bashkë në mbrojtje të shtetit.

Të manifestojmë dinjitetshëm, paqësorë, krenarë dhe këmbëngulës në kauzën tonë.

Bashkë si qytetarë të lirë me kërkesë të Evropës ne kemi të drejte të reagojmë kur shkelen të drejtat tona.

Të manifestojmë kundërshtimin e Asosacionit dhe demarkacionit që rrezikojnë vendin, perspektiven e gjeneratave që u kemi borxh t’ua ruajmë token, sovranitetin dhe resurset e këtij vendi që synohen të tjetërsohen.

Fuqia qëndron në vullnetin e çdo individi dhe të gjithë neve bashkë. /gazetablic/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...