Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Lipjani edhe gjatë këtyre 24 orëve të fundit ka pasur raste të reja me Covid-19, më saktësisht u shënuan edhe 21 raste të reja.
Këto raste janë nga këto vende:
Lipjan, Babush i Muhaxherve, Grackë e Vogël, Hallaç i Madh, Janjevë, Kleçkë, Mirenë, Rubovc, Shalë, Sllovi, Smallushë dhe Topliqan.


