E rrallë: Modelja Lipjanase Kaltrina Neziri prezanton Kosovën si shtet në OKB (Foto)

PUBLIKUAR

Atë që s’po munden ta bëj politika, po e bën më së miri arti.

Kosova është përfaqësuar në Kombet e Bashkuara si shtet përmes “Miss Earth 2014”.

Bëhet fjalë për Kaltrina Nezirin, e cila ka mbajtur një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) me seli në Vjenë të Austrisë, transmeton Telegrafi.

Bukuroshja këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë personale të Instagramit teksa shprehet se ndihet e lumtur me këtë arritje të madhe për Kosovën.

“A e dini pse jam e lumtur?! …Sepse në korridorin e kësaj ndërtese u dëgjua fuqishëm emri KOSOVË! Në vendin ku fatkeqësisht nuk jemi pjesë e saj, aty ku nuk valonte flamuri ynë. Jam e gëzuar që Miss Earth më dha mundësinë të hy në ndërtesën e Kombeve te Bashkuara (UNITED NATIONS) në Vjenë dhe të them me shumë krenari, unë vi nga Kosova!”, ka shkruar Neziri në Instagram.

Kujtojmë se Kaltrina vitin e kaluar triumfoj në garën e “Miss Kosovës”, ku morri titullin e “Mis Earth” dhe fitoi të drejtën me prezantuar shtetin tonë në eventet botërore. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...