Kosova e rrezikuar nga sulmet terroriste

PUBLIKUAR

osova nuk përjashtohet nga rreziku prej sulmeve terroriste. Pjesëmarrja e kosovarëve në ISIS, si dhe përkrahja e Kosovës nga vendet perëndimore e bënë këtë të fundit të ekspozuar ndaj akteve terroriste.

Por, sipas ushtarakëve dhe njohësve të sigurisë është faktori ndërkombëtar prezent në Kosovë, ai që i bën banorët kosovarë më të sigurt ndaj terroristëve. Megjithëkëtë ata bëjnë thirrje që mekanizmat institucionalë të ngrenë nivelin më të lartë dhe Kosova të jetë e gatshme që të përballet me çfarëdo sfide.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-oficeri i luftës, Naim Maloku, thotë se ISIS tani po paraqet rrezik global, prandaj, sipas tij, mund të thuhet se Kosova është e rrezikuar nga mundësia e ndonjë akti terrorist si çdo vend tjetër në rajon, apo jashtë rajoni.

Maloku thekson se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkallën e rrezikshmërisë nga mundësia e ndonjë akti të mundshëm terrorist në vendin tonë.

Ai përmend si faktor të parë numrin e madh të shtetasve tanë, në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës, të cilët janë aktivë në luftërat sektare si pjesë e ISIS-it në Irak dhe Siri. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...