Edhe 20 raste të reja me Covid-19 në Lipjan

PUBLIKUAR

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Lipjani edhe gjatë këtyre 24 orëve të fundit ka pasur raste të reja me Covid-19, më saktësisht u shënuan edhe 20 raste të reja.

 

Postimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 269 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 30 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjilan 20 raste, Lipjan 20 raste, Viti 20 raste, Vushtrri 16 raste, Drenas 15 raste, Kamenicë 11 raste, Malishevë 9 raste, Shtime 8 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Skenderaj 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Gjakovë dhe Kllokot.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...