Loredana me një unazë martese?

PUBLIKUAR

Që patën probleme dhe u ndanë për një kohë të gjatë këtë e dimë, por a u divorcuan Mozzik dhe Loredana kjo ende nuk dihet.

Asnjëri prej tyre nuk dha ndonjë detaj rreth kësaj, ata ende nuk kanë thënë diçka konkrete për ndarjen e tyre por edhe per ribashkimin.

Fansat së fundmi kanë kapur një detaj mjaftë interesant.

Bëhet fjalë për një unazë martese, Loredana në një video që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram i është vënë re një unazë që fansat menjëherë kanë filluar të dyshonin se ajo është një unazë që reperja e ka rivendosur ose ia ka dhuruar Mozzik këto kohë.

Ndërkaq Mozzik dhe Loredana konfirmuan zërat se ata tashmë janë bashkë përmes një dokumentari që Lorendana ka bërë për jetën e saj.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit ku duken mjaftë të lumtur.

Reperi shprehet në një moment se:

Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkruajtur. Kanë fol e shkrujt gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.” /Express Rozë/

SHIKO MË SHUMË