Messi i lumtur për rikthimin e fuqishëm

PUBLIKUAR

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është shprehur i lumtur që arriti të luante 90 minuta pas rikthimit prej lëndimit, që e mbajti atë jashtë gati dy muaj.

Messi startoi për herë të parë pas rikthimit nga lëndimi ndeshjen ndaj Romës në Ligën e Kampionëve dhe shënoi dy herë për fitoren e thellë prej 6 me 1.

“Ishte shumë mirë të luaja 90 minuta. Pak nga pak po ndihem më mirë. Jam i lumtur me rezultatin dhe që luajta 90 minuta”, ka thënë Messi pas takimit.

Ai ka folur edhe përse nuk gjuajti penaltinë duke ia lënë atë Neymarit, që nuk e konkretizoi.

“Neymari ishte gjuajtësi i penaltive dhe për këtë arsye e gjuajti sot”, ka shtuar argjentinasi.

Ai po ashtu ka thënë se synon të vazhdojë me këtë formë për të arritur objektivet në fund të sezonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...