Allegri kërkon fitore ndaj Cityt

PUBLIKUAR

Objektivi i parë i sezonit (kualifikimi në 1/8-at) është një hap larg, por Massimiliano Allegrit nuk i mjafton. “Në Champions nuk kemi bërë asgjë, është akoma gjithçka e hapur.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, më pas do të kemi përballjen direkte me Sevillan. Deri këtu ecuria jonë ka qenë e rëndësishme, por mungojnë akoma dy përballje direkte”, ka thënë trajneri bardhezi në konferencën për shtyp të prag të sfidës së nesërme të Championsit.

City, që e ka siguruar kualifikimin, është në kërkim të vendit të parë në grup, ndërsa Juventusit i duhet një fitore për të kaluar në 1/8-at, por një humbje e Sevillas do t’i kualifikonte direkt bardhezinjtë pavarësisht nga rezultati i ndeshjes me City-in.

“Është një ndeshje që vlen vendin e parë në grup. Duhet të fitojmë për të pasur sigurinë e kualifikimit. Fizikisht jemi mirë, 3 fitoret në kampionat na kanë ndihmuar në aspektin psikologjik”, ka shtuar tekniku juventin.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...