Fadil Sopa për LDK-në “Koha për reflektim”

PUBLIKUAR

Fadil Sopa, asambleist në Komunën e Lipjanit  nga radhët e LDK-së ka thënë se humbja e bastionit të pathyeshëm dhe stoik të LDK-së janë tregues dhe busull e qartë që elektorati i LDK-së po kërkon ndryshime, ndryshime rrënjësore, mjaftë më me këtë strukturë.

Sipas Sopës, është koha që timonin e Lidhjes së Ibrahim Rugoves, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes.

 

“KOHA PER REFLEKTIM Zgjedhjet në Podujevë dhe humbja e bastionit të pathyeshëm dhe stoik të LDK-së janë tregues dhe busull e qartë që elektorati i LDK-së po kërkon ndryshime, ndryshime rrënjësore, mjaftë më me këtë strukturë. LDK, kjo parti e shpresës dhe besës nuk mund ta shohim teksa grupi i përdhosjes së vullnetit qytetar ta dërgon buzë gremines, MJAFT ËSHTË MJAFT”, ka shkruar ai.
“Është koha që timonin e Lidhjes së Ibrahim Rugoves, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafes të i’u rikthehet atyre që e duan njëmend dhe e rikthejnë si parti të besës dhe si forcë e parë, të i’u jipet njerëzve të rinj e shumë intelektual që e duan dhe munden ta rikthejnë LDK-në aty ku e ka vendin, si forca e parë”, ka shkruar Sopa.
Sipas tij, “Qysh sot, sepse neser mund të jetë vonë, elektorati i vërtet e rugovian i LDK-së duhet të kërkojnë reformim dhe vetëm reformim të thellë ku në krye të vinë ata që i duan elektorati i LDK-së e jo klanet mbrenda partisë.
“Pa mbret ose mbretëresh nuk ka mbretëri” Vazhdojmë…”, ka përfunduar ai.
Image may contain: text that says 'LDK LIDHJA DEMOKRATIKE EKOSOVES DEMOCRATIC LEAGUE OF KOSOVA epp european people' party'

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...